Thaçi i VV-së dhe Beqa i PDK-së për pak sa nuk përleshën fizikisht

Aktuale

Thaçi i VV-së dhe Beqa i PDK-së për pak sa nuk përleshën fizikisht

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 18:09
Pamje nga Kuvendi i Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi dhe ai Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa kanë qenë shumë afër përleshjes fizike.

Megjithatë, kjo përleshje u parandalua nga deputetët tjerë dhe kështu pas pak çastesh gjendja është qetësuar.

Brenda Kuvendit deputetët e opozitës po mbajnë dy pankarta me mbishkrimin “Zdravo”, të cilat janë me fotografi të kryeministrit Albin Kurti dhe shefes së Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme pjesëmarrës është edhe kryeministri Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat