Konjufca largon nga salla sigurimin e Kurtit

Aktuale

Konjufca largon nga salla sigurimin e Kurtit

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 18:22
Foto nga kuvendi

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka kërkuar largimin e mbrojtjes së kryeministrit, Albin Kurti nga salla e Kuvendit.

Të njëjtit pas kërkesës së tij janë parë duke u larguar, ndërkohë kërkesa e Konjufcës nuk është përfillur nga deputetë e opozitës, të cilët po vazhdojnë qëndrimin në foltore.

Ndërkohë, ka kërkuar që seanca të vazhdojë duke thënë se s’është momenti për pauzë.

Pas kësaj ai u ka dhënë vërejtje deputetë të opozitës.

Ua jap vërejtjen me paralajmërim për largim nga seanca“, ka thënë Konjfuca

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat