Përleshjet në Kuvend- Prokuroria e fton Mërgim Lushtakun për intervistim

Aktuale

Përleshjet në Kuvend- Prokuroria e fton Mërgim Lushtakun për intervistim

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 18:47
Mergim Lushtaku

 Prokuroria e Shtetit e ka ftuar për intervistim deputetin e PDK-së, Mergim Lushtakun.

Lushtaku të enjten është përfshirë në një përpleshje në Kuvendin e Kosovës me ministra të Qeverisë së Kosovës.

Të përfshirë në Kuvend kanë qenë edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Lushtaku për media ka thënë se do të padisë Hekuran Muratin, Albulena Haxhiu e Besnik Bislimin, për siç ka thënë ai sulm pas tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat