Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Martin Sonneborn e ka shpërndarë një video nga momenti i dhunës së sotme në Kuvendin e Kosovës.
Gjithashtu ai ka kujtuar se Bashkimi Evropian muaj më parë e ka miratuar liberalizimin e vizave për kosovarët.
Ai shkroi në Twitter se si në prill PE miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën dje dhe si vetëm rreth 3 muaj më pas në Kuvendin e Kosovës ka dhunë.
“Në prill, Parlamenti i BE-së hapi rrugën për Kosovën: Mirë se vini në zonën Shengen nga 1 janari 2024! (Seanca e Kuvendit me Kryeministrin Albin Kurti, 13 korrik 2023)” shkroi Sonneborn në Twitter.