Lushtaku konfirmon thirrjen nga Prokuroria

Aktuale

Lushtaku konfirmon thirrjen nga Prokuroria

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 19:42
Mërgim Lushtaku

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka konfirmuar se ka pranuar ftesën nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për t’u deklaruar rreth përleshjes në të cilën ishte përfshirë sot në seancën e Kuvendit.

Lushtaku ka konfirmuar se do t’i përgjigjet kësaj thirrje pas përfundimit të seancës.

“Sapo më njoftuan nga zyra e grupit tonë parlamentar të PDK-së, se kam pranuar një ftesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, për tu deklaruar rreth ngjarjes së sotme.

Ftesës do t’i përgjigjem pozitivisht, pasi të përfundojë seanca në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Lushtaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat