Kurti largohet nga Kuvendi, seanca vazhdon punimet

Aktuale

Kurti largohet nga Kuvendi, seanca vazhdon punimet

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 22:02
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti po largohet nga objekti i Kuvendit të Kosovës, teksa po vazhdon seanca plenare.

Lajmi në përditësim.

Në seancën e sotme, gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, deputetë e ministra janë përfshirë në përleshje fizike.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në drejtim të foltores së Kuvendit, Mërgim Lushtaku, ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Ky i fundit e ka hedhur shishen në drejtim të tij. Më pas, Lushtaku e ka shtyrë ministrat Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiun. Kjo e fundit është dëgjuar të thotë “a je normal”.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thirrur Policinë brenda sallës së parlamentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat