Hoxha kritikon PDK-në: Mos i instrumentalizoni veteranët duke i përdorur për vota

Aktuale

Hoxha kritikon PDK-në: Mos i instrumentalizoni veteranët duke i përdorur për vota

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 22:13
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra dhe analisti Dibran Hoxha

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra, ka përmendur bisedën për listat e veteranëve të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lilës me Sllavko Simiqin, në një audio-incizim.

Deputetja e PDK-së ka thënë se kemi një ministër të Financave, që sipas saj, i ka quajtur mercenarë pjesëtarët e UÇK-së dhe shefe të GP-së që koordinohet me Milan Radojiçiqin.

“I bënte thirrje përfaqësuesit të Listës Serbe, qysh nuk duhet me votu për Ligjin e Veteranëve. Duke i etiketuar njerëzit me rend. Ne kemi tani një ministër të Financave që e ka quajtur mercenarë një kohë të gjatë pjesëtarët e UÇK-së. Ne kemi një shefe të Grupit Parlamentar që koordinohet me Milan Radojiçiqin”, ka deklaruar ajo.

Pas kësaj deklarate, analisti Dibran Hoxha ka kritikuar deputeten Deliu – Kodra për mungesën e veprimeve të ndërmarra nga partia e saj në përparësi për veteranët.

Ai i ka bërë thirrje të mos i instrumentalizojë ata për qëllime politike dhe e pyet atë pse nuk ka punuar PDK-ja më mirë për të përmirësuar gjendjen e tyre.

Hoxha gjithashtu ka përmendur përgjigjen e ashpër të veteranëve ndaj ministrit Abelard Tahiri, duke theksuar se ata nuk duhet të shfrytëzohen për vota.

“Për veteranët e keni pasur mundësin të bëni më shumë, dhe nuk e keni bërë. Veteranët shefit të juaj të Grupit Parlamentar i kanë thënë “rrenc”. Zotit Abelard Tahiri veteranët ia kanë dhënë përgjigjen kur ka dalë me orë të 30 mijë eurove me fol për veteranët”, ka deklaruar ai.

“Tash iu ka ardhur dita, tash ju kujtuan juve veteranët, mos i intrumentalizoni. Se më thirrin mua veteranët prej Francës e Italisë e gjithkah që janë detyruar me lëshu vendin për shkak të tuajin, mos i instrumentalizoni”, ka thënë tutje Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat