Përleshjet e sotme me grushta në Kuvend mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës, Krenar Shala po i vlerëson përveç pamje jo të mira, edhe pjesë të demokracisë së brishtë në vend.
Shala derisa i quajti gabime, ai tha se sjelljet e tilla të deputetëve të opozitës, vetëm sa e forcojnë më shumë pushtetin e Kurtit.
“Kuptohet që ka tensione mes deputetëve të pushtetit e opozitës. Për çka janë tu e gjujtë kryeministrin me ujë?
Vec pse s’janë në pushtet a? S’po e shohin që këta janë kontribuesit kryesor që pushteti po forcohet.”, tha Shala.