Mediat më të njohura botërore dje e kanë vendosur Kosovën nëpër ballinat e tyre, por, jo për ndonjë ngjarje pozitive. Rrahja dhe dhuna e sotme në Kuvendin e Kosovës e ka bërë Kosovën të mbushë ballinat e mediave të huaja.
BBC i ka kushtuar një artikull asaj që ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës duke shpjeguar se rrahja me grushte ndodhi për shkak të hedhjes së ujit mbi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në artikullin e BBC shkruhet se “kjo ndodhi pas një debati të tensionuar tre-ditor rreth trazirave në veri të Kosovës”.
“Kryeministri Kurti po i drejtohej sallës kur shpërthyen emocionet. Një fotografi e tij u gris dhe më pas filluan rrahjet”.

Edhe The Gurdian i ka kushtuar një artikull të tillë Kosovës, ku ka treguar për rrahjet në Kuvend dhe ka përshkruar ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë.

Kosova u bë lajm edhe në ballinën e medias CBC NEWS që i kushtoi një artikull rrahjes së djeshme në Kuvendin e Kosovës.
Përveç kësaj, edhe media të tjera të njohura si Reuters e shumë të tjera kanë paraqitur edhe vizualisht atë çfarë ka ndodhur sot në Kuvend.