Dje në Kuvendin e Kosovës ka pasur përleshje fizike.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.
Bytyqi përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Kuvendi i Kosovës dje eskaloi për shkak të Mimoza Kusari-Lilës.
Derisa ka pyetur se si mund të qëndrojë kaq e qetë Kusari në ulësen e Kuvendit.
Postimi i saj i plotë:
Më duhet qetësia e Mimozës në jetë
Si ka mundësi që për shkak të veprimeve të një personi Kuvendi i Kosovës dje eskaloi deri në grushte e shuplaka e u bë lajm ndërkombëtar, derisa e nderuara zonja në fjalë, Mimoza Kusari, me një nonshalancë të paparë, rri e ulur në ulësen aq të merituar të Kuvendit.
Vëllezërit shqiptarë le të grushtohen, por me Simiqin me rëndësi me pas raporte miqësore e ia hapim zemrën për Ramushin e të tjerët. Bravo Mimozë!