Mëngjesin e sotëm, “Betimi për Drejtësi” raportoi se është arrestuar kryeshefi ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, nën dyshimin për korrupsion derisa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës.
E pas tij, portali lokal i Mitrovicës, “Mitropol”, ka raportuar se është arrestuar edhe Hysen Muzliukaj.
Muzliukaj ishte drejtor në Komunën e Mitrovicës gjatë mandatit të Agim Bahtirit, ndërsa aktualisht është këshilltar i Faton Pecit.
Ai u arrestua në një aksion të Policisë kundër korrupsionit.
Muzliukaj dyshohet për korrupsion gjatë kohës sa ishte drejtor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi.