Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas arrestimit të kryeshefit të “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujkës dhe një ish-zyrtari të Komunës së Mitrovicës, pas një bastisje me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Deliu-Kodra tha se zyrtarëve të VV-së po iu del ngjyra.
“Dy akterë të pushtetit të arrestuar sot mbi dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Po ju del ngjyra: Edhe koordinim edhe hajni. Kaq për këtë mëngjes!”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.