Kurti: Rasti i Vulinit tregon se përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon sigurinë

Aktuale

Kurti: Rasti i Vulinit tregon se përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon sigurinë

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 14:13
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se rasti i Aleksandar Vulin tregon se përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon jo vetëm demokracinë dhe sundimin e ligjit, por edhe paqen dhe sigurinë, në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Sipas Kurtit, komuniteti ndërkombëtar duhet ta ndjekë vendimin e ShBA-së.

Në një postim në Twitter, ai bashkangjiti një thirrje të Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian S&D, i cili ka shkruar se mbështet vendimin e ShBA-së për futjen e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin në listën e sanksioneve, si dhe i ka bërë thirrje BE-së që ta ndjekë shembullin e ShBA-së.

Administrata amerikane e ka vendosur në listë të zezë drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin. Ai u sanksionua për pretendime se është përfshirë në afera korruptive dhe trafikim të narkotikëve, por edhe për lidhjet e tij me Rusinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat