​Osmani diskuton me deputetët belgë për përkushtimin e Kosovës në promovimin e sigurisë

Aktuale

​Osmani diskuton me deputetët belgë për përkushtimin e Kosovës në promovimin e sigurisë

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 20:52
Foto nga vendngjarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim një delegacion nga Parlamenti Federal i Mbretërisë së Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, të kryesuar nga Theo Francken.

Presidentja Osmani falënderoi për mbështetjen dhe përkushtimin e Belgjikës në misionin e NATO-s dhe partneritetin e saj me Kosovën.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka potencuar se synimi i Kosovës është që anëtarësimi në Partneritetin për Paqe t`i paraprijë atij në NATO dhe se këta hapa kontribuojnë në stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por edhe rajonit”, citohët në komunikatë Osmani.

Sipas presidentes Osmani, Kosova është e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve të saj si partnere në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Një pjesë e takimit iu kushtuar edhe mundësive të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Deputetët belgë gjatë ditës kanë takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat