Blerta Deliu akuzon Kryeministrin Kurti për vjedhje të zmadhuesit të zërit

Aktuale

Blerta Deliu akuzon Kryeministrin Kurti për vjedhje të zmadhuesit të zërit

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 21:33
Pamje nga Kuvendi i Kosovës

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, e ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për vjedhje dhe fshehje të një zmadhuesi të zërit, që ajo e kishte sjellë dje në seancën e Kuvendit.

Ajo ka publikuar edhe një video ku shihet Kurti duke e larguar zmadhuesin nga tavolina para tij, derisa ka thënë se “nuk ka vjedhje dhe fshehje të zmadhuesit të zërit opozitar që hesht të vërtetën e koordinimit të tij me Radojçiqin kundër veteranëve të UÇK.”

“Kot e ka Kryeministri!

Nuk ka vjedhje dhe fshehje të zmadhuesit të zërit opozitar që hesht të vërtetën e koordinimit të tij me Radojçiqin kundër veteranëve të UÇK”, ka shkruar Deliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat