Nënkryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës Lutfi Haziri, ka folur rreth ngjarjeve të fundit të ndodhura dje në Kuvend.
I pyetur se kush e nisi dhunën, nënkryetari i LDK tha se ishte PDK-ja ajo që kishte përgatitur slogane dhe foto të cilat sollën reagimin e anëtarëve të kabinetit, por gjithsesi shtoi ai shtyrja fizike e deputetit të PDK është abuzim dhe shkelje e rëndë e sovranitetit.
“Në fakt PDK-ja kishte organizuar një performim politik mes sloganeve, fotografive, apo paraqitjes së kryeministrit si pinoku. Ky performim politik shkaktoi irritim nga ana e anëtarëve të kabinetit.
Ata reaguan shumë shpejtë dhe në mbrojtje të kryeministrit fizikisht, por shtyrja dhunimi deputetit në dhomën ku ka sovranitet, është abuzim dhe shkelje e rëndë e sovranitetit dhe e të drejtës së përfaqësuesve të qytetarëve”, tha nënkryetari i LDK, Lutfi Haziri.