Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike dhe merr dy vendime

Aktuale

Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike dhe merr dy vendime

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot në mënyrë elektronike mbledhjen e radhës, në të cilën u mori dy vendime.

Sipas njoftimit të Qeverisë, në mbledhjen e sotme është miratuar vendimi përfundimtar për shpronësim për interes publik të  pronave të paluajtshme.

Të cilat preken nga realizimi i Projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës (Sh. A.).

Gjithashtu është miratuar kërkesa e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për shpenzimin e mjeteve buxhetore në shumën prej 270,000 euro, me qëllim të mbështetjes financiare për Kolegjin Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat