Gazeta autoritative frankofone belge e ditës së sotme 15 korrik 2023, e boton një reportazh të gjatë me një faqe e gjysmë të gazetës të shtypur në letër mbi Kosovën.
Gazeta e fillon shkrimin me ngjarjen e 13/7/2023, në Parlamentin e Kosovës, respektivisht përleshjen në mes deputetëve të opozitës dhe kryeministrit. Kjo është hera e parë në historinë e re të Kosovës, që ndodhi grushtimi në Parlamentin e Kosovës thotë gazetari.
Kosova nganjëherë prezentohet në botë si krijesë e perëndimit, pas luftës të vitit 1999. Ky vend i vogël i Ballkanit sot është objekt i sanksioneve Europiane për shkak të sjelljeve që janë gjykuar "pak konstruktive.".të kryeministrit Albin Kurti, i cili vjen nga lëvizja e majtë suvereniste Vetëvendosje. Kjo parti i konsideron sanksionet Europiane "të padrejta."
![Image](/media/botasot.info/images/2023/July/15/auto_Gazeta_belge_La_Libre_Belgique1689434289.jpg)
Këto sanksione kanë të bëjne me suspendimin e takimeve bilaterale të nivelit më të lartë dhe ngrirjen e fondeve Europiane për Kosovën dhe suspendimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit të Kosovës me Bashkmin Europian, të nënshkruar nga Kosova në vitin 2018. Përderisa efektet e këtyre sanksioneve akoma nuk i ndiejnë qytetarët e Kosovës, qarqet diplomatike perendimore, nuk ngurrojnë t'a thonë se edhe sanksione të reja do të merren nëse nuk shihet në horizont një dalje nga kriza.
Lidhur me këte analisti Rushit Ramabaja, i afert me qeverinë thotë:" Perendimi po e favorizon Serbinë, e cila akoma udhëhiqet nga aleatët e Millosheviqit, dhe ata po e bëjnë me qëllim me provuar ta largojnë Serbinë nga orbita Ruse".
Marrë në tëresi situata në Kosovë, ka një shije të idhët për Bashkimin Europian, e cila dëshiron të besonte se në këtë dimër akoma mund të arrihet një Marrëveshje " historike" në mes të dy vendeve. Plani që iu dha në duar palëve, është hartuar nga Gjermania dhe Franca, të cilat parashihnin në esencë, s'pari që Serbia t'a ndalojë t'i kundërvihet integrimit së Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe që Kosova t'a pranojë krijimin e "Asaciacionit të Komunave me shumicë serbe", i paraparë me Marrëveshjen e nënshkruar nga viti 2015. mirëpo kjo asnjëherë nuk është zbatuar. Ky plan teoretikisht ka qenë pranuar nga presidenti serb dhe kryeministri i Kosovës, por asgjë nuk është nënshkruar me reastin e takimit të funditt të tyre në Ohër. më 18 mars 2023. Albin Kurti ia hedh fajin Aleksander Vuqiqit, i cili kishte refuzuar me nënshkruar aneksin e Marrëveshjes.për zbatimin në praktik të saj. Dhe Kurti tregohet i gatshëm ta pranoj Asociacionin me kusht që ai të mos ket kompetenca ekzekutive. Që nga ajo kohë situata nuk ka ndalur të keqësohet në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe. Ishte tentimi me hy në funksion më 26 maj 2023 të 3 kryetarëve shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet e 23 prilit 2023, të bojkotuara nga komuniteti serb. Dhe ky rast e ka ndezur konfliktin edhe më shumë duke provokuar konfrontime të dhunshme në mes të serbëve protestues dhe ushtarëve të KFORIT- forcë e NATO-s e vendosur në Kosovë nga viti 1999. me rastin e përfundimit të luftës. Këto zgjedhje ishin provokuar nga dorëheqja më 5 nëntor 2022, e të zgjedhurve nga komuniteti serb. Mirpëo kryeministri Albin Kurti është pozicionuar në faktin se ai thirret në legalitetin e Kushtetutës së Kosovës, duke thë se ajo duhet respektuar edhe nga serbët e veriut të Kosovës.
Dialogu direkt i pamundur
Planin për shtensionimin e situatës e prezantoi më 10 korrik 2023, emisari Europian Mirosllav Lajçak, dhe ky plan parasheh: tërheqjen e pjesërishme të njësive speciale të policisë së Kosovës dhe caktimin e shpejt e datës të mbajtjes së zgjedhjeve të reja në veri të Kosovês, mirëpo kjo vlen vetëm nëse 20% e komunitetit serb e nënshkruajn një kërkesë në këtë kuptim. Dhe ky kushtëzim është e pamundur me u arritur pa pëlqimin e Beogradit, I CILI E KONTROLLON SHUME TEPER KOMUNITETIN SERB TE KOSOVES.
"Albin Kurti insiston në domosdoshmërin e rivendosjes të rendit kushtetues dhe sovranitetit edhe në veriun e Kosovës." pohon Visar Ymeri nga Intituti Musine Kokalari të Prishtinës, mendimtarë të ideve të majta.. " Mirëpo me rivendesjen e KFORIT nê veri, Kosova është kthyer mbrapa në vitet e para të pasluftës. Albin Kurti dëshironte më shumë dialog direkt me serbët e Kosovës, se sa me Beogradin, mirëpo ai humbi betejën në të dyja fushat" thotë Visar Ymeri.
Është fakt se Lista Serbe është PARTI E TELEDIRIGJUAR NGA BEOGRADI, dhe ajo e ka futur nën kontrollin e saj teper rënde komunitetin serb, duke ia ndaluar shprehjen mendimit ndryshe. Ajo Lista Serbe i kontrollon punësimet në sektorin publik dhe aktivitetet ekonomike të lidhura me rrjetin kriminel të fuqishëm në veriun e Kosovës.
" Kur Albin Kurti ishte zgjedhur edhe neve shpresonim se do të ketë ndryshime" na thotë ANA një mësuese e re nga veriu i Kosovës. " Mirëpo asgje nuk ndodhi pos zbarkimit te policisë",
Albin Kurti lavdërohet se është kryeministri i cili "më së shumti iu ka drejtuar komunitetit serb në gjuhën e tyre serbe" mirëpo ai kurrë nuk është takuar direkt me të administruarit serb." Dhe nuk kthehet besimi te serbët duke dërguar forca policore speciale të luftës kundër krimit organizuar " e plotëson deklaraten e vet Visar Ymeri.
Lodhje e Shoqërisë Shqiptare
Në anën tjetër te shqiptarët e Kosovës, padurueshmëria po rritet vazhdimisht, Ron Gjinovci filozof dhe militant i shoqërisë civile në Prishtinë thotë : " Serbia ia ka helmuar jetën gjyshërve të mi, prindërve te mi, jetën time dhe të vëllait tim, i cili ka lindur në vitin 2000, pra pas luftës". Rron Gjinovci e ka filluar shkollimin e vet në sistemin e Shkollave " PARALELE" në Kosovë, të cilat i aplikuan shqiptarët në Kosovë, për t'i ikur represionit të regjimit të Beogradit gjatë viteve 1990-ta. Gjinovci pohon: " Duhet ndaluar me jetuar në konflikt permanent, dhe që nuk është në rregull që ardhmëria jonë të prishet në bazë të asaj se çka po ndodh në veri të Kosovës".
Përderisa DIASPORA KOSOVARE ,e bart në krah të veta ekonominë e këtij vendi të vogël, kjo diasporë e kishte votuar masivisht ardhjen e Vetvendosjes në pushtet në vitin 2021 Tani kjo diasporë kanë ardhur në pushime verore në vendin e vet.
Dhe sot Kosova më shumë i ngjan një sendi që është duke eksploduar, edhepse asnjë incident nuk ka ndodhur në 15 ditët e fundit.
Në disa qarqe diplomatike haptazi është thënë se duhet provokuar rrëximin e kryeministrit
të Kosovës, eventualisht me përkrahen e disa deputetëve nga partia Vetvendosje, por kjo nuk duket shumë e besueshme. Partia Demokratike e Kosovës, një formacion politik i ish kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, icili është në vazhdën e gjykimit në Hagë për krime lufte para dhomës së specializuar të Gjykatës. Kjo parti PDK zyrtarisht po kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Kosovë. Mirëpo sipas të gjitha sondazheve, Albin Kurti do t'i fitonte bindshëm zgjedhjet e reja në Kosovë.
Nazirja mësuese e frengjishtes në Prishtinë na tha se " Albin Kurti ia ktheu dinjitetin Kosovës", por Nazirja nuk e fsheh dyshimin mbi strategjinë e Kurtit duke shfrytëzuar formulën shqiptare, ajo thotë se ne kemi nganjëherë përshtypje se ai kurti e ka humbur rrugën në oborrin e vet ".