Deputeti socialdemokrat gjerman, Josip Juratoviç thotë se Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq po bëjnë një lojë të rrezikshme në rajon.
Ai ka qenë një nga mbështetësit e Kurtit, e ndonëse insiston se ligjvënësit ne Bundestagun gjerman nuk duhet ta vendosim veten në rolin e gjykatësit në Ballkanin Perëndimor, sërish pohon nevojën e madhe për stabilitet.
Në një intervistë për DË, thotë se masat e marra të Gjermanisë nuk janë nuk janë ndëshkuese por thjesht kushtëzim fondesh.
“Qëllimi është që të dërgohet një sinjal në Kosovë dhe Serbi. Aksionizma të Kurtit me dërgimin e kryetarëve në veri janë të panevojshme nga ana strategjike. Kurti dhe Vuçiq po luajnë një poker të rrezikshëm që kërcënon të gjithë rajon”, tha ai.