Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës para disa ditësh pati konfirmuar arrestimin e kryeshefit ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka dhe Hysen Muzilukaj, këshilltar i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.
Por, ish-këshilltari i Pecit, Muzliukaj (ish-këshilltar, pasi Peci e liroi ditën kur u arrestua) është liruar ka bërë të ditur avokati i tij, Ahemt Tahiri.
Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se Gjykata Themelore e ka korrigjuar “gabim” e Prokuroisë Speciale, duke refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Muzliukajt.
“I lumtur qe Gjykata Themelore ne Prishtine korigjoj gabimin e Prokuroriae Speciale duke refuzuar kerkesen e saj per caktimin e paraburgimit mdaj klientit tim Hysen Muzliukaj! Hyseni eshte i lire dhe jemi te binduar qe edhe epiogu perfundimar do te jete pafajesia e tij!”, ka shkruar Tahiri.