Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-kodra ka marrë pjesë në protestën e thirrur nga veteranët e UÇK-së në Prishtinë ndaj Qeverisë së Kosovës.
Deliu-Kodra përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo është përgjigja dinjitoze ndaj një Qeverie që koordinohet me kriminelë në kurriz të heronjve.
Ajo tutje ka shkruar “Respekt, dinjitet, UÇK”.
“Përgjigje dinjitoze popullore ndaj një Qeverie që koordinohet me kriminelë në kurriz të heronjve të vendit! Respekt. Dinjitet. UÇK!” – ka shkruar Deliu-Kodra.