Kryeministri Kurti prezanton dronët Bayraktar të blerë nga Turqia

Aktuale

Kryeministri Kurti prezanton dronët Bayraktar të blerë nga Turqia

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 11:57
Albin Kurti dhe Armend Mehaj

Ushtria e  Kosovës është pajisur me dronë Bayraktar të blerë nga Turqia.

Kështu ka konfirmuar kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili ka prezantuar disa prej tyre.

“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë. Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare”, ka pohuar Kurti.

Kryeministri tutje ka thënë që bashkë me komandantin e FSK-së gjenerallejtnant Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj, kanë përgëzuar oficerët që e kanë kryer trajnimin për përdorimin e dronëve.

Ndryshe, dronët inteligjentë janë sulmues pa pilotë, që kontrollohen nga një bazë tokësore.

Image

Dronët Bayraktar, TB2, hyjnë në mesin e armëve që kanë qëndrueshmëri të gjatë në lartësi të mesme (MALE), me rekord fluturimi deri në 27 orë e 3 minuta dhe përveç sulmeve të armatosura kanë për funksione kryesore misionet e inteligjencës, vëzhgimin dhe zbulimin. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat