Kurti mungoi në Tiranë, por jo në Greqi, eksperti i sigurisë ‘zbulon’ kush nuk i “dha leje” kryeministrit të marrë pjesë në takim!

Aktuale

Kurti mungoi në Tiranë, por jo në Greqi, eksperti i sigurisë ‘zbulon’ kush nuk i “dha leje” kryeministrit të marrë pjesë në takim!

Nga: A.SH Më: 17 korrik 2023 Në ora: 17:39
Albin Kurti

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka reaguar pasi kryemsinitri Albin Kurti nuk mori pjesë në takimin joformal me liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Ndërkohë, që Kurti ka marrë pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi.

Sipas tij, Dejona Milhali është ajo e cila nuk i ka dhënë leje kryeministri Kurti që të marrë pjesë në takim.

Shkrimi në Facebook:

Shefja e VV, njëherësh anëtarja e komunitetit Grekë në Shqipri Dejona Milhali e bija e Aleksandër Milali dhe Lindita Sulejmani e lindur në Tiranë në vitin 1980, por me prejardhje nga nje fshat kufitar me Greqinë, përkatësisht fshat në bashkinë e Dropullit të Gjirokastërës, nuk i dha leje kryeministrit të republikës së Kosovës Albin Kurti të merr pjesë në takimin me linderët e rajonit në Tiranë.

Dejona e bija e Aleksandër Milali, cili është i biri i Leonidha dhe Figalia Mihali është njeriu më I fuqishëm në VV. Babai Leonidha apo gjyshi i Dejonës vjen nga fshati Koshovicë në bashkinë e Dropull të Gjirokastrës dhe nëna e Aleksandër Milali, Figalia vjen poashtu nga një fshat kufitar me Greqinë, fshati Lugarë gjithashtu në bashkinë e Dropullit në Gjirokastër.

Babait të dhe gjyshërit e Dejonës në dokumentet zyrtare ju shkruan kombësia Greke, ndërsa Dejonës dhe nënes së sajë i shkruan kombësia Shqiptare.

Kryeministri Albin Kurti nuk mori pjesë në takim me linderët e rajonit, por vendosi të merr pjesë në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që mbahet në Greqi, dhe poashtu të mbetet në shoqrim të Lika Mihali e cila jeton dhe vepron gjithashtu në Greqi. Në këtë simpozium po merr pjesë edhe anëtarja e parlametitit të sërbisë Daniela Vujiciq.

Simpoziumi Ndërkombëtar SYMI është themeluar nga ish-Kryeministri i Greqisë, George Papandreou dhe organizohet çdo vit.

Ky edicion i sivjetëm titullohet “Cila botë në vitin 2030? Trajtimi i Sindromës Icarus” (Which World in 2030? Addressing the Icarus Syndrome).

Vlenë të theksohet se kjo është hera e gjashtë që kryeministri Kurti është pjesëmarrës në këtë organizim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat