Demaliaj paralajmëron Kurtin: Nëse vijnë do ushtarë para qeverisë, ata nuk thonë “puna e mbarë”

Aktuale

Demaliaj paralajmëron Kurtin: Nëse vijnë do ushtarë para qeverisë, ata nuk thonë “puna e mbarë”

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 23:28
Shkumbin Demaliaj

Shkumbin Demaliaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka paralajmëruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, që mos ta dëshirojë përballje me UÇK-në.

Ai ka folur në Pressing rreth mos përfshirjes së veteranëve në ligjin për Pagën Minimale.

Demaliaj vazhdimisht ka kritikuar qasjen e Qeverisë Kurti ndaj veteranëve.

Madje, thotë se nëse vijnë mobilizohen ushtarët nuk shkojnë për t’i thënë puna e mbarë.

“Nëse dojnë me pa UÇK dhe me u ballafaqu atëherë lutem që këta nuk duhet me u ballafaqu këta me UÇK-në si e mendojnë dhunë, sepse 15 persona i kam pa në atë protestë që me një telefon i thirrin 20 komandantë brigadës ata me 50-60 batalionesh, ushtarë që janë stabil, atëherë kur vijnë ata nuk vijnë për me i tha puna e mbarë”, ka thënë ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat