Analisti i çështjeve politike, Fitim Mulolli, sonte në ‘Lajmet e Fundit’ në RTK tha se takimi në Tiranë i një forumi parapërgatitor të Procesit të Berlinit ka rëndësi të madhe, kjo pasi, siç tha ai, po mbahet në Shqipëri.
Madje, sipas tij, me mbajtjen e këtij forumi në Tiranë po vërehet se kryeministri Rama duket se është i preferuari i SHBA-së dhe i BE-së.
Ai tha se organizimet e takimeve ndërkombëtare në Shqipëri janë pozitive, sepse sipas tij, po shihet faktorizimi i shqiptarëve në rajon.
Po ashtu, Mulolli konsideron pozitive rikthimin e ‘Procesit të Berlinit’ në tavolinë, si një proces i vetëm në të cilën përfshihen të gjitha vendet e rajonit, si instrument i themeluar nga BE, që siç tha ai, dikur kemi pasur një proces i ‘Ballkanit të Hapur’, që në Kosovë është konsideruar si proces diskutabil e që, si i tillë, është shuar.