“Përkëdheljet e Ramës ndaj Vuçiçit”, Gashi: Shkaku i tensioneve me Kurtin

Aktuale

“Përkëdheljet e Ramës ndaj Vuçiçit”, Gashi: Shkaku i tensioneve me Kurtin

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 13:42
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Gazetari Blerim Gashi ishte këtë të martë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth marrëdhënieve mes dy kryeministrat shqiptar Rama dhe Kurti.

Ai tha se me rëndësi për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët është kryetarët e dy shteteve të jenë më të kujdesshëm për interesin nacional përtej kufijve, sesa të merren me interesa më të vogla.

Ai tha se dy krerët e shteteve duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët ndërsa shtoi se fajtoir për prishjen e marrëdhënieve, është kryeministri Rama pasi sipas tij ky i fundit e “përkëdhel” armikun e Kosovës.

“Mbi të gjitha duhet të prevalojë interesi nacional përtej kufijve. Këtu është fatkeqësia dhe dobësia që dy liderët momental, nga të cilët njëri në këmbë të qelqit, për shkak të aferave të shumta korruptive, zoti Rama dhe tjetri me mjaft legjitimitet dhe i pa skandalizuar, i pa korruptuar momentalisht, janë duke i bërë mosunifikimit të zërit të përbashkët të interesit të gjithë shqiptarëve.

Fajtori për këtë prishje të marrëdhënieve është sensitiviteti dhe përkëdhelja që zoti Rama i bën armikut numër një të Kosovës, siç është Serbia, zoti Vuçiç. Çdo politikë e përbashkët qoftë edhe për Ballkanin e Hapur, nuk i kontribuon qetësimit dhe zbutjeve të marrëdhënieve qoftë edhe njerëzore mes këtyre dy liderëve”,-tha Gazetari Blerim Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat