Oficeri britanik pajtohet që serbët sajonin operacione për ta etiketuar UÇK-në si terroriste

Aktuale

Oficeri britanik pajtohet që serbët sajonin operacione për ta etiketuar UÇK-në si terroriste

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 15:33 Përditësuar në ora: 18:44 më 18.07.2023
Francis Ledwidge

​Oficeri britanik pajtohet që serbët sajonin operacione për ta etiketuar UÇK-në si terroriste

Në gjykimin kundër ish-krerëve të UCK-së në Hagë është dëgjuar dëshmia e një oficeri britanik i cili kishte shërbyer në Kosovë gjatë periudhës së luftës. Derisa është intervistuar nga mbrojtja e Hashim Thaçit, ai është pajtuar me avokatin se serbët sajonin operacione vetëm sa për ta etiketuar UCK-në si terroriste.

Gjatë dëshmisë së tij ai ka thënë se për Hashim Thaçin nuk kishte dëgjuar deri në kohën e Rambujesë.

Ndërsa ka folur edhe për një ofensivë në Rahovec ku ka thënë se forcat serbe kishin vrarë një numër të madh të shqiptarëve.

Kehoe: A është e saktë kjo që nuk keni dëgjuar asgjë rreth zotëri Thaçi deri në Rambuje?

Ledwidge: Po.

Kehoe: Është e saktë gjithashtu se nuk keni dëgjuar asgjë edhe për strukturën?

Ledwidge: Siç e thash, po.

Kehoe: Po për komandantët e zonave kush ishin emrat e komandantëve të zonave kur shkuat në Pashtrik në nëntor në vitin 1998?

Ledwidge: Me sa më kujtohet ka qenë tre komandantë e zonës ka qenë Haradinaj, Remi dhe më pas edhe Drini e mori detyrën dikur në janar përpara kësaj nuk e kam ditur se kush janë këta.

Sipas tij, ishte e qartë se kishte mosmarrëveshje ndërmjet UÇK-së atë kohë, por ka thënë se nuk di më shumë rreth kësaj çështje.

Ledwidge: Në deklaratën time thuhet se Toni dhe Mici mbase mund të kenë qenë në Shqipëri në atë kohë me aq sa dija unë megjithatë ishte e qartë theksohej nga të gjithë se kishte mosmarrëveshje ndërmjet UÇK në atë kohë.

Kehoe: A e dini se kush i kishte këto mosmarrëveshje?

Ledwidge: Jo

Kehoe: A dini më tepër rreth këtyre mosmarrëveshjeve sa i takon edhe përbrenda UÇK-së?

Ledwidge: Jo.

Mbrojtja e Thaçi e ka pyetur se a ishte i njoftuar oficeri britanik për operacionet e sajuara nga serbët, përfshirë edhe rastin Panda.

Ai ka thënë se serbët me të cilët kishte biseduar i kishin përmendur këto operacione si raste justifikimi për të etiketuar UÇK-në terroriste.

Kehoe: Ju me siguri e dini që serbët sajonin situata në Kosovë, operacione të sajuara?

Ledwidge: Jo.

Kehoe:A njihnin rastin Panda?

Ledwidge: Po kam lexuar javën e kaluar e di për çfarë e keni fjalën.

Kehoe: Duke vazhduar me këto operacionet e sajuara që ky është fakt që është përdorur nga autoritet serbe të cilët kanë shpërndarë fletushka me informacion për popullsinë shqiptare?

Ledwidge: Serbët me të cilët kam folur lidhur me këtë kanë përmendur këtë rast si justifikim për të quajtur UÇK terroriste nuk kam asnjë vështirësi që ta quaj këtë siç e quajtët ju, operacion i sajuar, operacione të sajuara dhe për të mbajtur konfliktet dhe tensionet në nivel të lartë.

Ai ka folur për një ofensivë në Rahovëc ku serbët kishin vrarë civilë shqiptarë.

Dëshmitari ka thënë se pas këtij operacioni serbët ndërmorën një operacion të spastrimit ndaj popullit shqiptar.

“Ledwidge: Siç thash e morën përsëri Rahovecin dhe vranë një numër të madh civilësh, nuk e di nëse shkuan për të rimarr zonat tjera.

Kehoe: Por a e dinit se ku jetonin këta civil shqiptar?

Ledwidge: Me sa di unë u ndërmor njëfarë operacioni i spastrimit disa të tjerë e quajnë operacion i vrasjes nga ajo që kam dëgjuar e di që ka pas njëfarë granatimi me altileri por nuk i di hollësitë rreth atij operacioni.

Kehoe: Pas këtij sulmi me altileri ata kanë hyrë shtëpi për shtëpi për të spastruar terrenin duke vrarë civil duke i plaçkitur civilët?

Ledwidge: Po.

Kehoe: Dhe a i kanë vënë zjarrin shtëpive?

Ledwidge: Sigurisht që po.

Kehoe: Lidhur me 150 personat civilë që u vranë ju si OSBE a i keni pyetur serbët lidhur me këto vrasje?

Ledwidge: Po gjithë kohës.

Gjatë ditës së sotme pyetjet për oficerin britanik që kishte shërbyer në Kosovë në kuadër të misionit të OSBE-së i ka bërë edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar por jo edhe avokati i viktimave.

Gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Oficeri britanik nis dëshminë në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve

Në Gjykatën Speciale në Hagë, në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, filloi të dëshmojë Francis Ledwidge, oficer i ushtrisë britanike i cili kishte shërbyer në Kosovë gjatë periudhës së luftës.

Ai është dëshmitari i katërmbëdhjetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe po dëshmon pa masa mbrojtëse në seancë publike.

Prokurori Nico Baarlink tha se Ledwidge ka shërbyer në misionin e OSBE-së nga nëntori 1998 deri në mars 1999, si dhe nga korriku 1999, që sipas tij kishte hetuar rastet e personave të cilët pretendohet se janë ndaluar në zonën e Rahovecit.

Sipas prokurorit, dëshmitari kishte zhvilluar intervista me të ndaluarit dhe familjarët e të zhdukurve.

Baarlink: Dëshmitari ka hetuar rastet e personave të ndaluar

“Dëshmitari ka hetuar rastet e personave të cilët janë ndaluar nga UÇK dhe të cilët janë zhdukur më ose rreth datës 17 korrik 1999 në Rahovec dhe në zonat përreth. Ai ka kryer intervista që kanë të bëjnë me këto ngjarje përfshirë këtu edhe të ndaluar të mëparshëm dhe anëtar të familjeve të viktimave. Dy persona i kanë thënë dëshmitarit se me ta ka folur Jakup Krasniqi, dëshmitari është ndaluar shkurtimisht nga forcat serbe pas zhdukjes së vëllezërve më datë 27 shkurt 1999 dhe dëshmitari gjithashtu ka hetuar të paktën në rrëmbimin e 5 serbëve nga ushtarë të uniformuar dhe armatosur të UÇK-së në Rahovec rreth datës 16 qershor 1999. Më ose rreth nëntorit 1999 dëshmitari ka dëgjuar nga shumë persona se Hashim Thaçi ka dhënë një fjalim në një miting të organizuar në Rahovec“, tha ai.

Ndërsa sipas dëshmitarit, shumë nga intervistat janë zhvilluar në Hoçë të Madhe.

Ai tha se dokumentet nuk janë të nënshkruara nga dëshmitarët sepse sipas tij qëllimi nuk ka qenë që të përdoreshin në salla gjyqi.

Ledwidge: Nuk kemi kërkuar nënshkrime kur intervistuam personat e ndaluar apo familjarët e tyre

“Kanë kaluar 25 vite që prej asaj kohe kështu që procesi përmes të cilit i kemi përkthyer shënimet në dokumente të shkruara sa i takon personave të zhdukur nuk më kujtohet ekzaktësisht, megjithatë nuk do isha i surprizuar i habitur që të diskutonim ndërmjet nesh apo t’ia lexonim mbrapsht dëshmitarit dhe po ashtu ne nuk i kemi kërkuar që të nënshkruajnë fatkeqësisht këtyre dëshmitarëve sepse synimi i këtyre dokumenteve nuk ishte që të përdoreshin në sallë gjyqi, kështu që për pasojë është informacion që është përdorur vetëm thjesht në shtabet apo zona tona. Besoj që menjëherë pasi është bërë intervista e kemi shtypur atë pasi ka kaluar një kohë e shkurtër mbase i kemi shtypur në të njëjtën ditë, megjithatë kam pas një kopje elektrike”, theksoi ai.

Ndërsa mbrojtja e Kadri Veselit deklaroi se dëshmitari i ZPS-së është autorizuar nga kolonel Milan Petroviq që të mbledh informacione dhe t’i kalojë në Hagë.

Avokati: Ai është autorizuar që t’i mbledh informacionet dhe t’i kalojë në Hagë

“Ka disa sugjerime nga deklarata e këtij dëshmitari në faqen 12, ai është autorizuar që t’i mbledh informacionet dhe t’i kaloj në Hagë dhe ka marr një autorizim për të bërë një gjë të tillë. ‘Gjatë dy bisedave me këtë person koloneli Milan Petroviq më pyeti nëse kam autoritet që të transferoj informacione në Hagë unë përpara këtij takimi kam marr autorizim për të bërë këtë gjë i thash kolonelit të paktën prej disa informacioneve të mbledhura janë bërë për këtë qëllim për të quar më tej një hetim”, theksoi avokati i Veselit.

Pas pyetjeve për disa raporte, më pas Zyra e Prokurorit të Specializuar ka mbaruar pyetjet e saj për dëshmitarin, Francis Ledwidge.

Me kundërpyetjet vazhdoi mbrojtja e Hashim Thaçit ku avokati Gregory Kehoe pyeti dëshmitarin e ZPS-së për dislokimin e tij në Rahovec.

Më pas, Ledwidge tregoi se ai vetë i katërti ishte zhvendosur në një shtëpi në Rahovec në një zonë të banuar me serbë.

Ledwidge: Ne u dislokuam një ekip prej 4 vetash dhe më pas na u bashkuan edhe të tjerë këtij grupi të vogël i gjithë grupi përbëhej prej 22 personave kurse të tjerët në atë kohë nuk kishim punonjëse gra sepse ishin të shpërndara nëpër qytet dhe më pas u dislokuam nëpër këto baza në terren”,

Kehoe: Ky vendi ku u vendosët ishte i banuar me serbë në Rahovec

Ledwidge: Po kjo është e saktë siç kam thënë në deklaratën time kam qenë para shumë kohësh atje dhe e di që ishin dy pjesë të qytetit pjesa në kodër ishte e banuar prej serbëve, kurse pjesa më e madhe shumica e banorëve jetonin në pjesën e qytetit

Kehoe: Personit sipas hierarkisë së OSBE që i raportonit ishte Syzan Peterson a e është kjo e saktë

Ledwidge: Linja e raportimit ishte mjaftë jo zyrtare në atë kohë ishim një grup i shpërndarë në gjithë Kosovën, unë i raportoja shefit tim i cili ishte Ijen Mechlaud më pas George...dhe teknikisht gjatë kohës së konfliktit Syzan Peterson.

Ndërsa mbrojtja e avokatit të viktimave nuk kishte pyetje për këtë dëshmitar.

Para fillimit të kësaj dëshmie, mbrojtja kundërshtoi shënimin zyrtar të ZPS-së për këtë dëshmitarin, duke pretenduar se ka deklarime të reja të cilat i janë ofruar mbrojtjes gjatë fundjavës dhe se të njëjtit nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur.

Ekipet mbrojtëse thanë gjithashtu se dëshmitari gjatë dëshmisë së tij para ZPS-së ka dhënë shumë opinione.

Avokati i Thaçit, Gregory Kehoe tha se dëshmia e këtij dëshmitari është plot me opinione dhe se dëshmitari nuk është ekspert.

Kehoe: Jam i shqetësuar me këtë praktikë

“Personalisht jam i shqetësuar lidhur me atë çfarë është bërë praktikë e pranueshme deri tani në kuptimin që kolegët lejohen që të shtojnë deklaratat e dëshmitarëve dhe kemi këtu një dokument të ri që siç e thash e kemi marr vetëm të shtunën në darkë dokument I cili ka informacion të ri”, theksoi ai.

Ndërsa, avokati mbrojtës i Veselit, Ben Emmerson u shpreh se një dëshmitar faktik nuk mund të jap opinione, prandaj kërkoi që këto opinione të dëshmitarit të 14-të të mos nxirren nga prokuroria.

Emmerson: Nuk duhet të nxjerrën opinione nga dëshmitarët

“Deklarata fillestare përmbajnë opinione të dëshmitarit dhe me kalimin e kohës këto janë rritur në kuptimin që kemi edhe shënime të cilat përmbajnë një sasi të konsiderueshme opinione, edhe një dëshmitarë ekspert nuk lejohet që të jap opinionet për çështjet që duhet të merret vendim shembull prania ose ekzistenca e një policie për të ndjekur bashkëpunëtorët tjerë. Një gjë më e rëndësishme se kaq është se opinionet nuk duhet të nxirren nga dëshmitarë fakti…1133 opinionet nuk duhet të nxirren ose nuk duhet të jepen nga dëshmitarët e faktit kur nuk është e qartë se cila është baza faktike e dëshmitarëve, palëve u kërkohet që të eksplorohet më tej në bazën e njohurive të dëshmitarit në varësi që thotë ai…nuk bëhet një dëshmitar ekspert por kemi të bëjmë me një dëshmitarë fakti kështu që si rezultat është shumë I rëndësishëm që opinionet e tij të jenë sa më të kufizuara të jenë të mundur”, theksoi ai.

Pas këtyre shqetësimeve, trupi gjykues dha urdhër gojor që opinioni nuk duhet të nxjerrët nga prokuroria por të mbështetet në fakte që verifikohen si dhe urdhërojë ZPS-në që të redaktojë informacionin që përmban shënimi zyrtar.

Më pas kryesuesi i trupit gjykues, Charles Smith njoftoi se nëse nxirren si prova nga ZPS-së atëherë kjo dëshmi nuk do të merret parasysh.

Smith: Opinioni nuk duhet të nxirret nga prokuroria

“Trupi gjykues pajtohet se shqetësimi i mbrojtjes se opinioni i dëshmitarit nuk duhet të bjerë nën fushën e përgjegjësisë së veprimit të trupit gjykues. Kështu që trupi gjykues vëren më tej se opinioni nuk duhet të nxirret nga prokuroria dhe është e rëndësishme që kjo dëshmi të mbështetet në fakte dhe rrethanat që do të verifikohen. Nëse ndodh e kundërta dëshmia thjesht nuk do të merret parasysh ose do të jepet shumë pak peshë. Trupi gjykues si rezultat urdhëron ZPS që të redaktoj informacionin që përmbahet në shënimet e veta për përgatitjen e dëshmitarit dhe i kujtojnë ZPS se nëse kërkon që të nxjerr apo mbështetet në prova të tilla nga dëshmitari ato duhet të nxjerrën nga dëshmitari mbi bazën që dëshmitari ka formuar opinionin e vetë“, tha ai.

Paraprakisht, dëshminë e ka përfunduar ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa.

Gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Gjykimi Thaçi dhe të tjerët, nis dëshminë oficeri i shërbimeve të inteligjencës së Britanisë

Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka filluar dëshminë dëshmitari i 14-të me radhë në këtë çështje gjyqësore, Francis Ladwidge, oficer i shërbimeve të inteligjencës së Britanisë, që gjatë luftës ka shërbyer në Kosovë.

Ky dëshmitar mban kodin 02153 i cili do përgjigjet fillimisht në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Paraprakisht nga ana e mbrojtjes është kundërshtuar shënimi zyrtar i ZPS-së për dëshmitarin me kodin 02153, duke pretenduar se këto janë deklarime të reja të cilat i janë ofruar mbrojtjes gjatë fundjavës dhe se të njëjtit nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për t’u përgatitur.

Po ashtu nga ekipet mbrojtëse është thënë se dëshmitari gjatë dëshmisë së tij para ZPS-së ka dhënë shumë opinione ndërkaq nuk është thirrur si ekspert, për këtë arsye pyetjet nuk duhet të zhvillohen në atë mënyrë që të merren parasysh opinionet e dëshmitarit.

Kurse nga ana e ZPS-së është thënë se ky dëshmitar është dëshmitar i faktit dhe se nuk do mbështeten tek opinionet si dhe deklarimet në shënimin zyrtar janë dhënë vullnetarisht nga ana e tij.

Lidhur me këto çështje trupi gjykues ka dhënë urdhër gojor ashtu që ka vendosur që opinioni nuk duhet të nxjerrët nga prokuroria por të mbështetet në fakte që verifikohen si dhe ka udhëtuar ZPN-së që të redaktojë informacionin që përmban shënimi zyrtar.

‘‘Prova të tilla në parim nuk duhet të nxjerrën nga ZPS’’, ka thënë gjykatësi Charles Smith.

Tutje, lidhur me dokumentet për dëshmitarin 02153 kanë thënë që këto dokumente po qojnë në deklarata të reja andaj trupi gjykues do ju japin peshë aq se meritojnë.

Por thanë që shënimet zyrtare duhet të reflektojnë vetëm korrigjimet kurse deklaratat e reja të paraqiten në shënimin njoftues ashtu që ZPS të kërkojë pranimin e tyre në sall të gjyqit.

Dëshmia e dëshmitarit të 14-të me radhë, Francis Ladwidge pritet të mbahet në sesion publik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat