Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi, dhe atë të Serbisë Petar Petkoviq.
Lajçak ka thënë se kanë diskutuar një listë të gjatë të çështjeve të dialogut, duke filluar me zbatimin e marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.
Përmes një njoftimi në Twitter, ai ka theksuar se diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme,
Ndryshe, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se z. Lajçak ka vlerësuar që sot të mos kishte takim trepalësh.