Haziri: Vetëpërjashtimi i Kosovës në rrjetet regjionale, tregues që Kurti e mban në prioritete qëllimin e tij politik

Aktuale

Haziri: Vetëpërjashtimi i Kosovës në rrjetet regjionale, tregues që Kurti e mban në prioritete qëllimin e tij politik

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 20:40
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se abstenimi apo vetëpërjashtimi i Kosovës në rrjetet regjionale është tregues që kryeministri i vendit, Albin Kurti, mban në prioritete qëllimin e tij politik.

Haziri tha se LDK-ja nuk ka asnjë rol politik, e sipas tij, edhe në kuadër të masave ndëshkuese që BE-ja ka vendosur karshi Kosovës.

“U tha që ‘shpresoj të jenë të shpejta dhe të lehta! As të shpejta dhe as të lehta për popullin, e në anën tjetër vazhdojnë me takime vrapi në Bratisllave për tërheqje dy hapa mprapa, pa asnjë rezultat”.

“Guri në qafën e Republikes vazhdon ta rëndojë Republikën, por Kurti vazhdon të kalon kohë nëpër konferenca dhe arsyeton politikën e tij të terheqjes para-mprapa edhe kur dënohemi, kufizohemi e kushtëzohemi. Me rëndësi është kush e thotë, e jo çka thotë”, tha Haziri.

Tutje, ai tha se dikush ka vdekur për Kosovë, dikush është në burg e dikush në kuvend e institucione.

“Çka do të lini pas, kush feston për një ngjarje tuajen dhe para kujt me dërgu lule”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat