Analistja politike, Arta Tahiri-Beqa ka thënë se duhet patjetër që të mbahet një takim në mes të Kosovës dhe Serbisë para zgjedhjeve të paralajmëruara në katër komunat veriore.
Madje, ajo tha se nëse një gjë e tillë nuk ndodh deri në muajin shtator, atëherë është sinjal se dialogu është prapë në të njëjtën situatë.
“Duke ditur që në shtator është menduar që të jenë zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, duke ditur që është menduar riaktivizimi i dialogut në mes të Kosovës-Serbisë.
Për një muaj e gjysmë sa ka ngelur në shtator, domosdoshmërish duhet që të mbahet një takim në mes të dyja palëve dhe në qoftë se nuk ndodhë gjatë muajit gusht, eventualisht në fillim të shtatorit atëherë është një sinjal që dialogu është prapë në të njëjtën situatë”, ka thënë ajo.