Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se janë rreth 30 mijë llogari fiktive në Facebook e Twitter, që përdorën për propagandë pro pushtetit në Kosovë.
Ai tha se LDK është duke punuar që këto 30 mijë llogari t’i ekspozojnë në publik.
“Shoqëri pre e propagandës së pushtetit, me llogari fake në facebook e Twitter, 30 mijë janë identifikuar do të ekspozohen shumë shpejt. Po dyshojmë, do t’i ekspozojmë, por janë të ndërlidhura me gjuhën e pushtetit, a janë të brendshme a të jashtme nuk e di”, tha ai.
“Në Serbi janë 13 mijë, këtu jemi duke punuar në ekspozimin e 30 mijë llogarive. Kjo gjuhë nuk është e re, por është e targeturar. Jepni një mendim, sado racional, do ta kesh një makineri që do të të ofendoj e shaj”, vijoi ai.