AAK-ja sot i nisë diskutimet me ekspertë për “situatën e rëndë politike”

Aktuale

AAK-ja sot i nisë diskutimet me ekspertë për “situatën e rëndë politike”

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 08:37
Ramush Haradinaj

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se ka filluar një cikël diskutimesh për “situatën e rëndë politike në Kosovë” dhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë.

Sipas AAK-së, diskutimet e sotme do të fillojnë me pjesëmarrës nga jeta publike.

Ata doo të jenë ekspertë të fushave, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.

“Kësaj here, do të mbahet tryezë diskutimi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave, sot, më datë 20 korrik, në ora 12:00, në sallën 506, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat