Milazim Krasniqi, analist dhe profesor universitar, ka shkruar një status rreth dëshirës së 57 për qind të qytetarëve për largim nga Kosova.
Ai ka shtruar edhe disa pyetje. Sipas tij, si është e mundur që qytetarët edhe të duan qeverinë dhe të njëjtit duan të ikin nga vendi.
““57 për qind e qytetarëve të Kosovës dëshirojnë të largohen nga vendi i tyre.”
Koment: Meqë duan të ikin nga vendi, e duan shumë qeverinë? Qysh?! Këta janë njerëzit që nuk dinë çka duan dhe nuk dinë çka flasin. Të jenë ata analfabetët funksionalë? Qysh bëhet ta duan qeverinë dhe të njëjtit duan të ikin nga vendi?” – shkruan profesori Krasniqi.