Nesër me fillim në ora 09:30 do të mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në takim do të marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrja & Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schëarz, marrin pjesë në takimin e parë të Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ftohen mediat që të marrin pjesë në hapjen e takimit.
Datë: 21 korrik 2023
Vendi: Qeveria e Republikës së Kosovës, Salla P38
Ora : 09: 30