Eksperti i sigurisë Fatmir Çollaku, ka thënë se përjashtimi I Kosovës nga “Defender 23” ishte një mesazh për Qeverinë Kurti, se duhet të ndërrojë diskursi ndaj ShBA-së dhe partnerëve strategjik.
Ai tha se raportet mes Kosovës dhe aleatëve strategjik nuk janë dëmtuar seriozisht.
“Kosova është partner strategjik i ShBA-së dhe ShBA-ja dhe shtetet e tjera janë partnerë strategjikë të Kosovës”, tha Çollaku në Klan Kosova.
Çollaku tha se ndërtimi i FSK-së dhe shtetit të Kosovës është produkt i bashkëpunimit të ngushtë dhe të sinqertë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e tjera aleate.
Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë së mërkurës e ka shtuar Kosovën në draftligjin vjetor të mbrojtjes.
Përmes kësaj, Ushtrisë së Kosovës i lejohet angazhimi në stërvitjet ushtarake të udhëhequra nga ShBA-të.