AAK dorëzon sot në Kushtetuese Ligjin për Pagën Minimale

Aktuale

AAK dorëzon sot në Kushtetuese Ligjin për Pagën Minimale

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 06:40
Besnik Tahiri

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do ta dorëzojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

Kërkesën do ta dorëzojë shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili më pas do të adresohet për mediat.

Ky ligj u votua nën rrethana të pazakonshme në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancës ku pati përleshje fizike mes deputetëve.

Kundër ligjit të miratuar për pagën minimale janë edhe veteranët e luftës që do të protestojnë më 26 korrik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat