Kurti: Kosova po bëhet një partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me ShBA dhe NATO-n

Aktuale

Kurti: Kosova po bëhet një partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me ShBA dhe NATO-n

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 08:01
Kryeministri i vendit Albin Kurti

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka ndarë disa foto të Komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari në 30-vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror në SHBA.

Kurti më një postim në llogarin e tij ka shkruar se teksa po rrisin përmasën, shtojmë edhe aftësitë dhe ngrejmë kapacitetet tona ushtarake.

Postimi i plotë:

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në vizitë në ShBA, në 30-vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror.

I ftuar nga Gjeneral Daniel R. Hokanson, mes 800 liderësh ushtarakë, Komandanti i FSK-së Gjeneral Bashkim Jashari mori pjesë dhe zhvilloi takime në 30-vjetorin e themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program – SPP), të Gardave Kombëtare.

Nën shoqërimin e Gjeneral Stephen Osbornit nga Garda Kombëtare e Ioëas, Gjeneral Jashari e takoi edhe Gjeneral Mark A. Milley, Shefin e Shtabit të Përbashkët, që iu adresua me fjalim të pranishmëve. Me këtë rast, Gjeneral Bashkim Jashari zhvilloi takime edhe me shumë krerë ushtarakë amerikanë dhe të ushtrive tjera aleate. Teksa po rrisim përmasën, shtojmë aftësitë dhe ngrejmë kapacitetet tona ushtarake, Kosova po bëhet një partner i denjë për t’u konsoliduar mes aleancave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat