Osmani takohet me ambasadorin e Francës në Kosovë, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Osmani takohet me ambasadorin e Francës në Kosovë, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 19:35
Vjosa Osmani dhe Olivier Guérot

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë kësaj të premteje ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, dhe diskutuan për zhvillimet e fundit në vend dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim, presidentja Osmani ka theksuar nevojën e zbatimit të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

“Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët rreth qëllimit të përbashkët për shtensionimin e situatës në veri të vendit. Presidentja Osmani theksoi gatishmërinë për bashkëpunim të ngushte mes Kosovës dhe aleatëve të saj për ta arritur fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës”, njofton Presidenca.

Osmani ka vlerësuar raportet me Francën dhe ka konfirmuar partneritetin e bashkëpunimin në të ardhmen, i cili i shërben ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend e rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat