Kur pritet të ketë takim të nivelit të lartë?

Aktuale

Kur pritet të ketë takim të nivelit të lartë?

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 20:37
Pamje nga Brukseli

2 maji, ishte data e fundit kur kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takuan në Bruksel, në kuadër të dialogut mes dy shteteve, të ndërmjetëusuar nga Bashkimi Evropian.

Më pas nisen tensionet në komunat veriore të Kosovës, shkaku i kundërshtive që serbët lokal kishin për kryetarët e rinj shqiptarë të dalë nga zgjedhjet lokale të jashtëzakonshme në ato komuna.

Tash kur insitucionet shkojnë në pushimet e verës, nuk dihet ende se kur BE mund të thërras një takim të nivelit të lartë, sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me zbatimin aneksit të ujdisë së Ohrit.

Njohësit e proceseve politike konsiderojnë se pavarësisht se mund të ketë ndërprerje për shkak të pushimeve të verës, në rast të ndonjë tensioni mund të zhvillohen takime.

Analisti politik, Visar Xani, thotë se deri në vjeshtë megjithatë nuk pritet ndonjë dinamikë tjetër e takimeve të Brukselit.

“Në procesin e dialogimit do të jetë proces më i ngadalshëm, kjo do të zgjas deri në shtator apo në fund të muajit gusht nuk do të kemi ndonjë dinamikë. Dhe sigurisht sekuencimi vlen për një periudhë ndoshta më të vonë, pra me qëllim që të kemi një dinamikë tjetër në vjeshtën e këtij viti…. Vetëm atëherë kur ka tensione, ka pas një dinamikë dhe takimi në Bruksel ndryshe në situatë normale nuk do të kemi një takim në Bruksel, e do të na bëhet një pushim në këtë periudhë”, tha Xani.

Ndërprerje të plotë të dialogut gjatë verës nuk pret profesori universitar, Seb Bytyqi.

“Mund të ketë një vonim të intensitetit gjatë gushtit, mirëpo në të kaluarën ka pas takime edhe në gusht kështu që nuk do të thotë se ka ndërprerje të plotë edhe gjatë verës. Sa i përket sekuencimit, problem është që ende nuk ka një sekuencim dhe pastaj edhe kur të arrihet një marrëveshje pritet që të ketë pengesa nga Serbia e cila ka treguar që nuk ka interesim ta zbatojë marrëveshjen”, vlerësoi Bytyqi.

Ndërkohë të mërkurën ndodhi takimi i radhës mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe homologut të tij serb Petar Petkoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat