Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka folur lidhur me veprimet e kryeministri Albin Kurti karshi situatës në veri.
Ajo tha se pasi u godit Kosova me sanksione nga BE-ja, Kurti e pranoj fajin e vet.
“Çfarë ka ndodh në pjesën veriore ka qenë pa koordinimin e BE-së, ka qenë shumë shqetësuese për qytetarët se pjesa e veriut ka qenë si mbas lufte. Kurti e pranoj fajin që ka bërë por me vonës, pasi që kemi pas sanksione nga BE-ja”, theksoi ajo.
Deputetja Krasniqi thotë se zgjedhjet në veri i përkasin kryeministrit pasi qytetarët e kanë zgjedhur.
“Në vend se të ulemi të diskutojmë për njohje të reja, aplikim në organizata ndërkombëtare ne vetëm po sanksionohemi. Ne e kemi parë Kurtin që është pajtuar për deeskalimin e situatës tash edhe do të organizohen zgjedhjet e reja atje, ne po humbmi kohë dhe financa por kjo i mbetet Kurtit se qytetarët i kanë besuar, presim që kur ka zgjedhje të ndëshkohet pasi të gjitha parimet i ka shkelur”, u shpreh deputetja.