Partitë opozitare kanë kërkuar që të mbahen zgjedhje të reja në vend për shkak se po e cilësojnë si të dëmshme për shtetin qeverisjen e Kurtit.
“Duhet të ketë zgjedhje se qytetarët meritojnë më shumë”.
Kështu e ka vlerësuar për Fo deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.
Ajo tha se pushteti e ka për qëllim kapjen e institucioneve.
“Inflacioni 20% në rritje, qytetarët i ka mbajtur me pako as rritje të pensioneve s’kemi parë. Kurti po gjen njerëzit e vetë që me i qitë në pozitat e duhura të gjitha ndërmarrjet e bordit po mundohet VV-ja me i kap. Ky kryeministër ka qenë, kur ka thënë që familjarët duhet të jenë për dasma ndërsa tash krejt institucionet janë mbushur me familjarë”, u shpreh ajo.
Deputetja Krasniqi thotë se qytetarët janë të pakënaqur gjatë qeverisje të Kurtit.
“Qytetarët janë vetëdijesuar e kanë parë se çka ka ndodh në këtë qeverisje, askush s’është i kënaqur për tre vite. Nuk kemi asnjë investim kapital dhe për herë të parë ndodh që Ministra e Financave t’i ndalë të hyrat vetanake komunave”, tha ajo.
Krasniqi tregon pse LDK-ja nuk e ka përkrahur mocionin e AAK-së për rrëzimin e Qeverisë.
“Ne e kemi zgjedhë një rrugë të tretë si LDK dhe nuk e kemi përkrahur mocionin pasi nuk janë numrat në kuvend. Nëse isha pyetur unë si deputete sot kisha votuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti sepse mendojë që është më mirë për qytetarët e vendit dhe ne tash kemi vendos për një rrugë tjetër të bashkëbisedojmë me biznese, OJQ, analistë”, deklaroi Krasniqi.
Deputetja Krasniqi ka folur edhe për mos përfshirjen e veteranëve në Ligjin për Pagën Minimale.
Për Krasniqin ky vendim është shqetësues.
“Ligji për Pagën minimale nuk është në përputhje me inflacionin që është në vendin tonë, duke e ditur që 105 euro është vlera e koeficientit kjo është shumë shqetësuese. Diskriminimi i veteranëve ka qenë edhe më shqetësues, se janë ata të cilët ne sot e gëzojmë këtë liri unë si deputete e përkrahi çdo nismë që ka të bëjë me UÇK”, përfundoi ajo.