Haradinaj: Partneriteti me SHBA-në dhe BE-në, rruga e vetme për realizimin e synimeve tona si shtet

Aktuale

Haradinaj: Partneriteti me SHBA-në dhe BE-në, rruga e vetme për realizimin e synimeve tona si shtet

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 10:56
Ramush Haradinaj

Sot janë bërë 13 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Owada.

Për këtë ka shkruar sot kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili thotë se vendimi i GJND-së është ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të shtetformimit dhe shtetndërtimit.

Haradinaj thotë se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, është rruga e vetme për realizimin e synimeve tona si shtet.

Postimi i tij:

13 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, legjitimoi përpjekjet tona historike, të drejtën tonë për shtet. Vendimi i GJND-së është ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të shtetformimit dhe shtetndërtimit.

Rreshtimi kah vlerat perëndimore dhe orientimi ynë euro-atlantik duhet të jetë synimi ynë i pakompromis.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat