Janjiq për dialogun: Do të ketë ndryshime, në fund vjen kjo gjë!

Aktuale

Janjiq për dialogun: Do të ketë ndryshime, në fund vjen kjo gjë!

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 17:25
Dushan Janjiq

Analisti serb, Dushan Janjiq, tha se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e detyrueshme sipas të drejtës ndërkombëtare, që do të thotë se është obligim edhe politik, edhe ligjor.

Ai tha se ata që udhëheqin negociatat ende nuk e kanë kuptuar se ky është obligim i tyre moral dhe shoqëror si ndaj shoqërisë kosovare ashtu edhe ndaj Serbisë.

“Formati i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është vendosur në bazë të rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe nuk mund të ndryshohet derisa rezoluta është e vlefshme”, tha ia për Fonet.

Janjiq beson se formati i bisedimeve dypalëshe në kuadër të dialogut, me shumë përgatitje dhe humbje kohe, është përdorur prej kohësh, për të cilën thotë se është një nga arsyet e krizës dhe thekson se i gjithë procesi zhvillohet në mënyrë burokratike.

Por, sipas mendimit të tij, ndryshimi do të pasojë, gjë që shihet edhe nga përfshirja aktive e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Janjiq thotë se do të ketë një grupim të temave dhe prezantimin e tyre ku do të duhet të dëgjohet mendimi i Kishës Ortodokse Serbe dhe propozimi i saj për një marrëveshje për trashëgiminë kulturore të serbëve.

Ai tha se do të duhet të bisedohet “me serbët e Kosovës, jo vetëm me Listën Srpska”, por edhe me shqiptarët nga Serbia, që në fund të atij procesi të organizohet një konferencë ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat