Tentativa e tretë për ta miratuar deklaratën për anulimin e vendimit për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës ka dështuar.
Sikurse herën e kaluar parashtruesit e iniciativës, këshilltarët e koalicionit “Për të Ardhmen e Zetas” në Mal të Zi nuk janë paraqitur, raporton Gradski.me.
Seancën e kanë ndjekur vetëm këshilltarët e Malit të Zi Demokratik.
Kryetari i Kuvendit Komunal të Zetas, Luka Kërstoviq, në nisje të seancës ka njoftuar se nuk ka kuorum, kështu që ai e ka shtyrë seancën për 27 korrik në orën 12:00.
Ish-Fronti Demokratik, i cili ka pushtet në Zetë, komuna më e re në Mal të Zi, ka marrë vendim që të miratojë Deklaratën me të cilën, siç thanë ata, njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të vlejë në atë territor.
Kryetari i Partisë Popullore Demokratike (DNP) Milan Knezheviq ka thënë më 13 korrik se koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” nuk heq dorë nga anulimi i vendimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës.