Gani Koci, ish pjesëtarë i UÇK-së dhe ish deputet i PDK-së i ka reaguar kreut të AAK-së Ramush Haradinajt lidhur me deklartat e tij se ish-presidenti Thaçi ka qenë turist në luftë.
Koci përmes një postimi, në facebook është shprehur se “Ramushit,ia paska pi sorra mentë, në këtë vapë”.
Tutje ai ka thënë se ish-presidenti nuk ka qenë turist në luftë duke i kujtuar një ngjarje gjatë periudhës së luftës Haradinajt kur Thaçi e kishte shpëtuar.
Postimi i plotë:
Ramushit,ia paska pi sorra mentë, në këtë vapë!
Jo Ramush, Hashmi nuk ka qenë “turist në luftë”. Nese ti e konsideron turizëm kalimin e tij nga një zonë në tjetërën për të koordinar luftën, vërtetë i tillë ka
qenë. A e mban mendë kur në Dukagjin të patën lan me nja 20-30 veta, Hashimi t’i plotësoj radhet me luftëtarë nga Drenica.
Është mirë me folë edhe me Dautin, se Luani e Shkëlzeni, tashmë pushojnë në altarin e lirisë, para së të flasësh për Hashim Thaçin.
Me këso deklarimesh të pavërteta, zor se ke me hy në kazanin e Kurtit, qe bukur shumë po ia ban me sy!