​Haradinaj takoi ambasadorin e BE-së, diskutuan për çështjet aktuale në vend

Aktuale

​Haradinaj takoi ambasadorin e BE-së, diskutuan për çështjet aktuale në vend

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 18:38
Foto nga vendngjarja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Pas takimit, Haradinaj ka thënë se kanë biseduar për agjendën e qeverisë e cila sipas tij bie ndesh në plot raste me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin e BE-së.

"Diskutuam hapur për çështjet aktuale në vend. Gjithashtu, shprehëm shqetësimin tonë për agjendën legjislative të Qeverise se Kosovës, e cila në plot raste bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian", ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se objektivi kryesor mbetet integrimi euro-atlantik.

"Integrimi euro-atlantik është objektivi kryesor strategjik i Kosovës. Ky rrugëtim duhet të kulmojë me anëtarësim në BE dhe NATO", ka shtuar Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat