Haziri thotë se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje, nëse nesër shpallen ato

Aktuale

Haziri thotë se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje, nëse nesër shpallen ato

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 21:56
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka thënë se ky subjekt politik është i gatshëm që të shkojë në zgjedhje nëse ato do të shpalleshin nesër.

Haziri ka komentuar rezultatet e anketës së UNDP-së “Pulsi Publik” duke shtuar se kjo anketë është kryer në muajin prill, në një kohë kur sipas tij, kriza në vend ka qenë në kulmin e saj.

“Tani ka pozicione të besueshmërisë se perceptimi publik për institucione të caktuara dhe ka rritje në krahasim me vitin e kaluar. Përderisa vitin e kaluar ka qenë pika më e lartë, janë krenuar me atë rezultat, por në politika të brendshme ka rënie ose përgjysmim të besimit”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, kjo luhatje e qytetarëve duhet të shihet në muajt e ardhshëm se si po zhvillohet.

“Nëse nesër vendoset ose shkaktohen zgjedhjet, ne jemi të gatshëm për zgjedhje. Opozita kurrfarë punë tjetër parësore nuk ka përpos të mbajë zgjedhje”, ka shtuar ai tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat