Lushaku: Gjatë qeverisjes së Kurtit 43 mijë qytetarë në vit janë duke e lëshuar Kosovën

Aktuale

Lushaku: Gjatë qeverisjes së Kurtit 43 mijë qytetarë në vit janë duke e lëshuar Kosovën

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 22:28
Jehona Lushaku-Sadriu

Kryetarja e Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë që nga 43 mijë njerëz po largohen nga Kosova që nga ardhja e qeverisë Kurti.

“Prej se ka ardhur qeveria Kurti, 43 mijë qytetarë në vit janë duke e lëshu Kosovën dhe ky është shqetësimi ynë kryesor por është matje reale e pëlqyeshmërisë dhe rezultateve që i ka”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Ajo foli edhe për takimin tradicional që kjo parti do ta mbajë këtë verë me mërgimtarët.

“Domethënë, tani kjo është situatë, do t’i kemi këtu mysafirë, jemi duke i konsoliduar të gjitha degët, jemi në fazën zgjedhore edhe do të hyjmë në gusht edhe në konsolidimin e degëve tona”.

“Aktualisht kemi një grup që merret intensivisht me diasporën dhe është duke i zgjeruar radhët edhe forumi i gruas, edhe forumi i rinisë, domethënë kemi konsoliduar të gjitha strukturat tona”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat