Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli thotë se përderisa opozita po kërkon zgjedhje, besimi i qytetarëve në Qeveri po rritet në mënyrë rekorde.
Këtë sipas saj e konstaton Anketa e Pulsit Publik 2023.
“Rekomandohet që opozita ta pezulloj kërkesën për zgjedhje të reja për një kohë të pacaktuar”, ka shkruar Pacolli.
Postimi i plotë:
Opozita po lyp 'zgjedhje' derisa besimi i qytetarëve ndaj qeverisë veç po rritet. Për opozitën kurgja nuk janë temrperaturat e larta çka është rritja e besimit të qytetarëve ndaj Kryeministrit Kurti.
Anketa e Pulsit Publik 2023 shënon rritje rekorde të besimit të qytetarëve në Qeverinë e Kosovës prej 56% dhe besimin në Kryeministrin Kurti në 51.5%.
Rekomandohet që opozita ta pezulloj kërkesën për zgjedhje të reja për një kohë të pacaktuar .