Kurti nga mbledhja e Qeverisë godet strukturat kriminale serbe, ja çfarë kërkon

Aktuale

Kurti nga mbledhja e Qeverisë godet strukturat kriminale serbe, ja çfarë kërkon

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 08:43 Përditësuar në ora: 12:03 më 26.07.2023
Albin Kurti

Vendos Qeveria, zëvendësohet Bordi i fondit të sigurimeve shëndetësore

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për të zëvendësuar Bordin drejtues të fondit të sigurimeve shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se zëvendësimi i Bordit është në përputhje me ligjin.

Bordi i ri i fondit të sigurimeve shëndetësore do të ketë shtatë anëtarë.

Përveç Vitisë, në Bord janë edhe Hekuran Nikçi kryeinspektor i Punës, Besnik Fetahu nga Ministria e Financave, Kastriot Meça nga Oda e Profesionistëve Shëndetësorë, Ardian Shefkiu nga ShSKUK, Izet Sadiku nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Afrim Maliqi nga Shoqata e Pacientëve.

Qeveria e Kosovës vendos sanksione të reja për Rusinë, deklarohet Gërvalla

Qeveria e Kosovës i ka vendosur sanksione të reja Rusisë.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla paraqiti në mbledhjen e Qeverisës “zbatimin e pakos së 11-të të sanksioneve”.

Pako përfshin forcimin e bashkëpunimit me vendet e treta për të penguar anashkalimin e sanksioneve, shtrëngimin e kufizimeve të eksportit dhe sanksionimin e 71 individëve dhe 33 subjekteve.

“Aprovimi i sotëm i pakos është një dëshmi e fuqishme e përkushtimit të Kosovës për drejtësi dhe paqe, jo vetëm në rajonin tonë, por në mbarë botën”, tha ministrja Gërvalla.

Qeveria merr vendim, themelohet Komisionin kombëtar për refugjatët - Rashiqi kërkon një anëtar

Qeveria e Kosovës ka marr vendim për ta themeluar Komisionin kombëtar për refugjatët.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se Komisioni do të përbëhet nga shtatë anëtarë, duke sqaruar se mandati i komisionit do të jetë tri vjet.

“Ky komision përbëhet nga shtatë anëtar në kryesimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Mandati i komisionit është tre vite“.

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq kërkoi që anëtar i këtij Komisioni të jetë edhe një përfaqësues i Ministrisë të cilën e drejton ai.

“Mendoj që duhet ta kemi edhe na një përfaqësues në atë Komision sepse do të na kishte ndihmuar për ndryshimet apo sugjerimet që i jep ky Komision”.

Qeveria rialokoi mjete buxhetore në MAPL për 13 projekte kapitale për komuna

Qeveria e Kosovës mori një sërë vendimesh në mbledhjen e sotme. Ekzekutivi miratoi draftin e programit kombëtar të shkencës 2023-2028 dhe rialokoi mjete buxhetore në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal për 13 projekte kapitale për komuna.

Po ashtu, ajo mori vendim për hartimi e programit për reforma ekonomike 2024-2026.

Ndërkaq, ashpërsoi sanksionet ndaj Rusisë, në linjë me vendimet e BE-së dhe ShBA-së, në raport me situatën në Ukrainë.

Krahas këtyre, qeveria miratoi edhe koncept-dokumentin për Odën Ekonomike të Kosovës.

Qëllimi i kësaj u tha se është hartimi i një ligji të ri për OEK-un për përmirësimin e kushteve të të bërit biznes.

​Mbledhja e qeverisë, adresimi i Kurtit u dedikohet Adem Demaçit dhe Enver Zymberit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës e ka nisur duke nderuar dhe kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçin dhe heroin, Enver Zymberi i cili ka rënë në krye të detyrës. Për këtë të fundit ai tha se drejtësia dhe dënimi për vrasësit e tij janë domosdoshmëri.

Kreu i ekzekutivit kosovar theksoi se për Demaçin jeta dhe liria ishin një, ndërsa u zotua se do t’i qëndrojnë besnik mësimeve dhe trashëgimisë që la pas.

Kurti: Për bacën Adem liria dhe jeta ishin një

“ I kaloi 28 vite nëpër burgje e mbeti i pathyeshëm përherë përballë pushteteve shtypëse jugosllave e serbe mbi shqiptarët, për asnjë moment nuk pranoi kompromise me lirinë edhe atëherë kurë iu mohua liria e iu kërcënua jeta sepse për bacën Adem liria dhe jeta ishin një, jetën për liri e liri deri në vdekje. Përkulemi para veprës së tij me zotimin për t’iu qëndruar besnik mësimeve dhe trashëgimisë që la pas”, theksoi Kurti.

Kryeministri, Albin Kurti po ashtu në hyrje të kësaj mbledhjeje përkujtoi edhe rënien e zyrtarit policor, Enver Zymberi, 12 vite më parë në krye të detyrës, për çka tha se drejtësia dhe dënimi për vrasësisit e tij janë domosdoshmëri.

Gjatë kësaj mbledhje kreu i ekzekutivit kosovar ka kujtuar dhe nderuar edhe rënien në detyrë të 22 zyrtarëve të tjerë policorë.

Kurti: Drejtësia dhe dënimi për vrasësit e Zymberit janë domosdoshmëri

“Kjo datë përkon me përvjetorin e rënies së zyrtarit policor, heroit, Enver Zymberi. 12 vjet më parë ai u vra nga strukturat kriminale të Serbisë gjatë një aksioni që po zhvillonte Policia e Kosovës në veri e vendit tonë. Enver Zymberi do të mbetet simbol i përjetshëm i sovranitetit dhe ligjshmërisë në Kosovë. Drejtësia dhe dënimi për vrasësit e tij është domosdoshmëri, ndërsa vijimësia e angazhimit të kolegëve të tij në çdo cep të Republikës sonë është shembulli më i mirë që kemi mes nesh”, u shpreh ai.

Sot bëhen pesë vjet prej kur ndërroi jetë veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, Adem Demaçi, ndërsa 12 vjet nga rënia e heroit, zyrtarit policor, Enver Zymberi.

Qysh në mëngjesi Kurti bashkë me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca bënë homazhe tek varri i Demaçit, ndërsa në orën 19:00 nën patronatin e kryeministrisë do të organizohet akademi përkujtimore.

Ndërsa, po ashtu sot në orën 17:00 në kampin “Belvedere” në Mitrovicë do të organizohet ceremonia ku ky kamp do të marr emrin e heroit, Enver Zymberi.

Kurti: Nën patronatin tim, në 19:00 do ta mbajmë një Akademi Përkujtimore në nderim të bacës Adem

Kryeministri Albin Kurti njoftoi në mbledhje të Qeverisë për organizimin e një akademie përkujtimore në nderim të veprimtarit dhe intelektualit Adem Demaçi, në 5-vjetorin e vdekjes së tij.

“Në nderim të bacës Adem, nën patronatin tim, sot do të organizohet një akademi përkujtimore”, tha Kurti para ministrave.

Kjo akademi përkujtimore pritet të mbahet në orën 19:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

“Përkulemi para veprës së tij me zotimin për t’i qëndruar besnik mësimeve dhe trashëgimisë që la pas”, tha Kurti.

Kryeministri tregoi po ashtu se do të marrë pjesë në zbulimin e pllakës së heroit Enver Zymberi në kampin “Belvedere”-Mitrovicë, me ç’rast emri i tij do t’i vendoset këtij kampi.

Kurti: Enver Zymberi mbetet simbol i ligjshmërisë, dënimi i personave që e vranë është i domosdoshëm

Kryeministri Albin Kurti, tha se dënimi i personave që e vranë policin Enver Zymberi para 12 vitesh në veri të vendit është i domosdoshëm.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, tha se Zymberi u vra nga strukturat kriminale serbe, madje e quajti simbol të ligjshmërisë.

“12 vite më parë ai u vra nga strukturat kriminale të Serbisë dhe do të mbetët simbol i përjetshëm i ligjshmërisë në Republikën e Kosovës”.

“Drejtësia dhe dënimi për varësit e tij është domosdoshmëri. Emrin e tij do ta lartësojmë edhe sot me zbulimin e pllakës së tij përkujtimore.Sot bashkë me të përkujtojmë 22 zyrtarët e rënë të policisë së Kosovës”.

Kurti njoftoi në mbledhje të Qeverisë për organizimin e një akademie përkujtimore në nderim të veprimtarit dhe intelektualit Adem Demaçi, në 5-vjetorin e vdekjes së tij.

“Në nderim të bacës Adem, nën patronatin tim, sot do të organizohet një akademi përkujtimore”, tha Kurti para ministrave.

Kjo akademi përkujtimore pritet të mbahet në orën 19:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

“Përkulemi para veprës së tij me zotimin për t’i qëndruar besnik mësimeve dhe trashëgimisë që la pas”, tha Kurti.

Të mërkurën, kampi i policisë “Belvedere” në Mitrovicë, do ta marrë zyrtarisht emrin e ri, “Enver Zymberi”, ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës në agjendën ditore të kryeministrit Albin Kurti.

Mblidhet Qeveria

Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të mabjë mbledhjen e radhës.

Takimi është njoftuar të nisë në ora 10:00.

Mbledhja do të mbahet në Ndërtesë të Qeverisë.

Nga Zyra për Komunikim e Kryeministrit nuk kanë bërë të ditur se cilat do të jenë pikat e rendit të ditës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat